“Pa komplekse!”/ Monika Lubonja i thotë “PO” pjesëmarrjes në një film erotik

10 May 2023, 16:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pa komplekse!”/ Monika Lubonja i thotë “PO”
Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja është një personazh i dashur për të gjithë, e u bë akoma më shumë e ndjekur pas eksperiencës në “Big Brother Vip”.

Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për “After Party”, në të cilën i është përgjigjur disa pyetjeve për të cilat të gjithë jemi kuriozë.

E pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja deklaroi se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik.

“Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo!”

Më pas, ajo u pyet edhe për ish-banorët e “Big Brother Vip Albania”. E pyetur se për kë e merr malli më shumë midis Sabianit dhe Ilirit, ajo tha këtë të fundit, ndërkohë që për Fifin tha se e ka shumë xhan.


Video