PS njofton mitingun përmbyllës të fushatës, ja kur dhe ku do mbahet

7 May 2025, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS njofton mitingun përmbyllës të fushatës, ja kur dhe ku do
Edi Rama gjatë fushatës së PS

Partia Socialiste do ta mbyllë fushatën me një miting ditën e premte në datën 9, tek Parku Olimpik në orën 19.00.

Më herët sot gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, njoftoi me anë të një statusi në Facebook se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e Ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, – shkroi Berisha.

Dy forcat më të mëdha politike në vend kanë vendosur ta mbyllin fushatën për zgjedhjet e 11 majit në të njëjtën orë, po në dy skaje të kundërta të kryeqytetit.

 


Video