Protesta e 87-të/ Aktivisti Arben Kola: Diaspora nuk bëri pushime, por po proteston me ne për rrëzimin e Ramës

25 August 2026, 20:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e 87-të/ Aktivisti Arben Kola: Diaspora nuk bëri pushime, por
Pamje nga protesta e sotme

Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arben Kola u ndal te pjesëmarrja e diasporës shqiptare në protestën qytetare.

Kola tha se prej 87 netësh qytetarët janë mbledhur në shesh, ndërsa këtë verë edhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë zgjedhur të mos i kalojnë pushimet në atdhe, por t’i bashkohen protestës për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Kola theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe komunikimit në kohë reale ka bërë që shqiptarët jashtë vendit të jenë të pranishëm çdo natë në shesh.

“Kemi 87 net vetëdije qytetare, 87 net vetëdije kombëtare. Kjo protestë kaq e bukur nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila këtë verë ka vendosur që të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit. Diaspora është me ne! Diaspora është me ne! Diaspora është me ne!…

Historikisht, mërgata jonë ka ruajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, por në epokën dixhitale ka qenë më e pranishme se kurrë. Pasi epoka dixhitale na e bëri të mundur komunikimin në kohë reale dhe, për të rrëzuar Edvin Ramoviçin, diaspora nga SHBA-ja, Kanadaja, Italia, Holanda, Austria është e pranishme me ne çdo natë në shesh. Dhe, siç na e la amanet Gjergj Kastrioti, bashkimi bën fuqinë”, tha aktivisti Arben Kola.


Video