Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të PD-s, Lulzim Basha për prishjen e banesa të “5 Majit”.
“Nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”, tha Berisha ndër të tjera.
Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi të përfundojë fjalën sepse nuk lidhet me procedurën, Berisha tha se Kuvendi duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.
“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.