“Po të dojë Ajatollahu do lirohet”, avokati i Metës: Standarti i gjyqtarëve matet me dashnoret?

22 October 2025, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po të dojë Ajatollahu do lirohet”, avokati i Metës:
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të hedhë poshtë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të dalë nga qelia.

Lidhur me këtë vendim të marrë nga togat e zeza këtë të mërkurë ka folur edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani i cili ka “shpërthyer” ndaj sistemit të drejtësisë duke e cilësuar këtë vendim si të jashtëligjshëm dhe se klienti i tij është duke u mbajtur “peng”.

Cakrani theksoi se janë ezauruar të gjitha afatet e mbajtjes në paraburgim dhe se klienti i tij nuk ka rrezik të intimidojë dëshmitarët dhe as të prishë provat dhe për këtë

“Ka krijuar precedentin e mbajtjes peng pa ligj. Problemi është se vërtet hetimet kanë përfunduar, jemi në seancën paraprake por mos harrojmë që ne s’kemi zhvilluar asnjë seancë nga gjykimi paraprak. Ne nuk e dimë sa do zgjasë ky ligj, pasi gjyshi i Berishës zgjati 7 muaj, nuk e dimë çfarë vendimi do marrë, jemi ën errësirë totale sa i përket çështjes së Metës. Gjykata e ka rrëzuar kërkesën tonë sepse nuk e dimë. Ka krijuar një precedent shumë të rrezikshëm”, tha ai duke “shënjestruar” më tej edhe njerëzit të drejtësisë standarti i të cilëve sipas tij duhet të matet me vendimet e drejta që japin.

Mirëpo sipas Cakranit Gjykatat në Shqipëri janë kthyer në “toka pushkatimi”.

“Nuk ka më asnjë mundësi asnjë realisht mundësi që Meta të prishë provat sepse nuk ka as dëshmitarë që kanë folur kundër dhe as prova që të prishë. Kjo është një situatë shumë e rëndë sepse pezumimi i pafajësisë nuk ekziston më dhe kjo është kambanë alarmi. Ne nuk na duhen më gjyqtarë të pakorruptuar na duhen gjyqtarë që të bëjnë drejtësi. Nuk e dimë me çfarë standarti e masin, nuk vjedhin, nuk kanë dashnore, apo me çfarë standarti e masin. Gjyqtari matet me standartin jep apo jo drejtësi. Këto gjykata janë toga pushkatimi”, tha ai më tej.

Pak para nisjes së kësaj seance avokati i pyetur për gazetarët lidhur me pritshmëritë e kësaj seance u shpreh se klienti i tij do të lirohet nëse : “Dëshiron Ajatollahu”, duke lënë të kuptohet kështu që qëndrimi i tij është me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe politik.


Video