Përzgjedhja e delegatëve për Kongresin e ri të PS/ Voton kryesocialisti, Edi Rama!

11 May 2024, 10:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përzgjedhja e delegatëve për Kongresin e ri të PS/ Voton
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike.

Pas hodhi votën e tij në kuti, kreu i Partisë Socialiste është larguar nga qenda e votimit në komunën e Dajtit.

Edi Rama ka pasur një bisedë të shkutër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia ndërsa nuk është pronocuar për mediat.

Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

Ndërkohë Veliaj bëri thirrje për të mos e neglizhuar votimin pasi në këtë mënyrë sipas tij i jepet më shumë legjitimitet procesit.

Janë 369 vendvotime për afro 90 mijë anëtarë të PS që gjatë ditës së djeshme dhe sot deri në orën 16:00 janë thirrur të përzgjedhin 950 delegatët e rinj të forumit më të lartë drejtues të Partisë Socialiste.


Video