Rama bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak

10 May 2024, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak
Edi Rama dhe Rishi Sunak

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë britanike, fokusi i bisedës ka qenë bashkëpunimi ekonomik, por edhe sfidat e emigracionit të paligjshëm në Evropë.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë britanike dy liderët biseduan edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Kryeministri Rishi Sunak ka folur paraditen e sotme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ata diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë theksin tek bashkëpunimi i rëndësishëm dypalësh, në tregti dhe investime.

Kryeministri theksoi progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit Britani e Madhe-Shqipëri për migracionin. Të dy liderët pranuan se duhet më shumë punë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin këtë më tej, në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe në muajin korrik.

Ata nënvizuan rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, liderët  diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit”, shkruan zyra e shtypit e qeverisë britanike./VoxNews


Video