PD, thirrje Celibashit: Merr vendim tani, mos prit të mbarojë afati

11 March 2023, 14:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD, thirrje Celibashit: Merr vendim tani, mos prit të mbarojë afati
Indrit Sefa

Përfaqësuesi i PD-së Enkelejd Alibeaj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Indrit Sefa i  bëri thirrrje Ilirjan Celibashit që të marrë vendimin sot, pasi s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument tjetër shtesë.

“Kërkoj t’i bëj thirrje publike Komisionerit. Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se PD nuk depoziton asnjë akt shtesë. Dokumentacioni i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt,. Argumentet politike të Komisionerit nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush e ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të japë një vendimmarrje tani”, tha Sefa.

 


Video