“Paskemi mysafirë!”/ Kryemadhi sfidon Metën, çfarë ndodhi në nisje të mbledhjes së Këshillit Drejtues (FOTO)

19 April 2024, 18:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Paskemi mysafirë!”/ Kryemadhi sfidon Metën,
Meta dhe Kryemadhi

Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komitetin Drejtues. Para fillimit të mbledhjes ka pasur një takim ironik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ndërsa kanë shtrënguar duart, Kryemadhi i ka treguar Metës bluzën që mbante veshur, ku lexohet “Here I am” (Ja ku më ke). Meta e ka kaluar këtë sfidim të Kryemadhit me një buzëqeshje.

Mes tyre kohët e fundit ka pasur për përplasje politike, por edhe familjare.

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: “Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”.

“Paskemi mysafirë!”/ Kryemadhi sfidon Metën,“Paskemi mysafirë!”/ Kryemadhi sfidon Metën,“Paskemi mysafirë!”/ Kryemadhi sfidon Metën,

 



Video