Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Opozita mbajti sot protestën e radhës para Bashkisë Tiranë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Policia është vendosur gardh para godinës teksa nga fotot shihet qartë se protestuesit numërohen me gishtat e dorës.
Ndërkohë Belind Këlliçi nuk është shfaqur si zakonisht në protestë që me shumë mundësi ka nisur plazhin. Nën diellin përcëllues shihen Klevis Balliu, Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe 20 militantët e PD.
E të mendosh që Bulevardi dhe disa akse kryesore të Tiranës janë bllokuar në kuadër të masave të policisë për zhvillimin e protestës së opozitës...