Jo vetëm në qeveri, ndryshime edhe në trupin diplomatik të Shqipërisë në OKB

31 July 2024, 22:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm në qeveri, ndryshime edhe në trupin diplomatik të
Erlis Hereni

Pas ndryshimeve në qeveri që prekën disa ministri, njoftohen lëvizje edhe në trupin diplomatik.

Ndryshimet kanë prekur Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Burime për Vox News bëjnë me dije se Erlis Hereni do të shërbejë si Sekretar i Parë pranë misionit në OKB.

Mësohet se është firmosur urdhri nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, dhe në vijim pritet dorëzimi i kredencialeve.

Hereni në të shkuarën ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i shpronësimeve si dhe administrator i kompanisë publike Albanian Seaports Development Company, subjekt që kontrollon aksionet e shtetit shqiptar në projektin për Marinën e Durrësit. Po ashtu, Hereni ka një karrierë si lektor në universitet.

Nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të tjera në diplomacinë shqiptare.


Video