A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Ka nisur me tensione edhe këtë të enjte seanca plenare. Deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin e tyre opozitar duke protestuar brenda në sallën e parlamentit.
Ata janë shfaqur me pankarata dhe u kanë rënë bilbilave ndërkohë që mazhoranca, në seancën e drejtuar nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka vijuar me votimin për ndryshimin e rendit të ditës.
Projektligji për burimet ujore, i cili kërkonte shumicë të thjeshtë votash, u votua nga deputetët e mazhorancës të pranishëm në seancë.