Zëvendëskryeministrja nuk e ka përjashtuar mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se baza ka të gjitha kushtet modern dhe është një aset që i përket NATO-s.
Baza e NATO-s, Komandanti i Forcave Ajrore tregon rëndësinë strategjike të hapësirës ushtarake për operacionet e aleancës.
Inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë, reagon Ambasada e SHBA: Shqipëria e palëkundur ndaj parimeve të NATO-s
“Baza ajrore e Kucovës është një aset që i përket NATO-s. Në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme, ne do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Baza përmbush të gjitha kapacitetet dhe kushtet moderne si të gjitha bazat e tjera të NATO-s”, tha Balluku.