Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nis numërimi mbrapsht për partitë politike për të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklarimin e shpenzimeve në fushatë.
Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend.
Në analizën financiare të deklarimeve të kandidatëve të listës së Partisë Socialistë rezulton që mes emrave me më shumë para të shpenzuara është Olsi Komici ish komisioneri i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve, nga shtatori deputet i Elbasanit.
Në radhët e demokratëve më shumë para rezulton të ketë hedhur për fushatë Gjin Gjoni.