"XUEX" nuk lejon klientët të tërheqin paratë, Erion Braçe thirrje autoriteteve: Piramidat online janë ende në..., ndaloni grabitjen!

29 August 2025, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"XUEX" nuk lejon klientët të tërheqin paratë,

Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë menjëherë me hetimet e tyre ndaj platformave online, të cilat mashtrojnë qytetarët të investojnë paratë dhe më pas zhduken.

Ditë më parë ai denoncoi publikisht skandalin me "TUEX", ndërsa tani është "XUEX".

Erion Braçe u bën thirrje dhe banorëve të Divjakës e Lushnjës, që të mos bien pre e këtyre piramidave mashtruese online.

"Beteja me piramidat online; XUEXa ju nderpret viktimave daljen nga platforma dhe terheqjen e parave-nga dje kjo! Pra te gjithe ata nga Divjaka e Lushnja qe kane tentuar te dalin dje e sot nga XUEXa e kane te pamundur te dalin dhe te terheqin parate; Te kalojne nga muri i tyre ne platforme parate ne binance e te vijojne per te terhequr cashin ne Kosove! (ALBIN di gje ti per kete?)", shkruan ai.

Deputeti socialist thotë se mbrëmjen e djeshme në aplikacionin Telegram, përdoruesit janë njoftuar për një platformë të re ku ata duhet të futen për të marrë paratë e tyre. Erion Braçe paralajmëron se ata nuk duhet të përfshihen në këtë skemë.

Reagimi i Erion Braçes:

Shenja e dyte me e qarte e piranides eshte kjo! E mbani mend Rrapushin manual?

Tregojuani femijeve qe te binden me në fund! Per banoret e Divjakes e Lushnjes qe jane zhytur ne kete piramide online kam tani kete lutje:

Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga XUEXa, ne Telegram ju njoftuan per grup te ri dhe platforme te re ku do te transferohen parate tuaja!

Mooooooos e hani edhe kete genjeshter! Boooooll ju kane genjyer e grabitur! Boooooll! Nje thirrje ka per Policine e Shtetit-Krimin Kibernetik e ate Ekonomik e Financiar, Prokurorine e Fierit, Tiranes, SPAKun gjithashtu: Nxitoni, nxitoni, njerezit e XUEXa jane ende ne Divjake e Tirane; veproni se mijera njerez po grabiten.  


Video