Nis sot sesioni parlamentar/ Ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus

20 January 2025, 08:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis sot sesioni parlamentar/ Ndryshimet në Kod për votën e
Kuvendi i Shqipërisë

Sot (20 janar) në orën 17:00 deputetët do të rikthehen në Parlament. 

E hëna e tretë e janarit do t’i gjejë ligjvënësit në ulëset e seancave plenare, në sesionin e fundit për këtë legjislaturë të dhjetë, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.

Mëritë e bojkotit përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje.

PD e PS duhet të bashkojnë votat për disa ndryshime, që lidhen sa me anët teknike, aq edhe politike të procesit.


Video