Nga fëmijëria tek bashkimi me PS, Rrëfehet Ogerta Manastilriu: Jam rritur në një familje tiranase

5 October 2025, 10:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga fëmijëria tek bashkimi me PS, Rrëfehet Ogerta Manastilriu:

Kandidatja e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastilriu, rrëfen në podcastin “Flasim” fëmijërinë, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. Manastilriu tregoi se ka lindur dhe është rritur në një familje tiranase, ndërsa ndalet edhe tek dy prindërit e saj, e ëma asokohe valltare e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa babai ushtarak. Manastilriu rrëfen për fëmijërinë mes korridoreve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?

Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.

Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër".

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka rrëfyer për herë të parë si nisi përfshirja e saj në politikë dhe bashkimi me Partinë Socialiste, duke treguar se gjithçka filloi me një telefonatë nga një shoqe.

“Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetsor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS, nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat. Pranova.”, tha Manastirliu.

Ajo kujton se u takuan për herë të parë tek Ministria e Kulturës, ku e priste një furgon i vogël me mbishkrimin “Me Edi Ramën për Tiranën”. Në atë kohë, Rama ishte ministër i Kulturës dhe, sipas saj, kishte një profil ndryshe nga politikanët e tjerë.

“Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës. Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi t’i vinte ngjyra”, tha Ogerta Manastirliu


Video