“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama rikthen podkastin e tij “Flasim” dhe zbulon të ftuarën e tij “speciale”

4 October 2025, 21:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama rikthen
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do rikthejë një nga rubrikat e tij të preferuara, podkastin “Flasim”.

Ky podkast, do të rinisë ditën e diel, më 5 tetor 2025, në orën 09:30, duke shënuar kështu sezonin e pestë të tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë video-premierën e episodit të parë të këtij podkasti, duke njoftuar kështu se e ftuara do të jetë kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Në hapje të premierës, shfaqet Rama duke u shprehur se që pas prezantimit të Dielles si ministre, kjo është hera e parë që në zyrën e tij kanë “vërshuar një lumë kërkesash” për intervistë, lidhur me këtë temë,

“Nuk mbaj mend herë tjetër, sinqerisht nuk mbaj mend, kur kërkesat për intervista drejt zyrës sime të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellën“, tha ai.

Po kështu, në video Rama premton se ky mandati i katërt i tij do të vijojë me forcë të hekurt ligjore deri në fund të saj, teksa më pas prezanton Manastirliun si të ftuarën e tij.

“Mandati i katërt ka nisur. Do vazhdojmë të punojmë pa u lodhur, me durim, këmbëngulje, me forcë të hekurt ligjore deri në fund".

Në këtë episod të parë, Ogerta Manastirliu“, thotë Rama.

Po kështu, në premierë shfaqet dhe Manastirliu, e cila shpreh një pjesë të biografisë së saj.

“Kam lindur në Tiranë, me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operës dhe Baletit. E shihja kiminë si përbashkimin e logjikës dhe të imagjinatës. Është jo e lehtë të flasësh për veten…“, thotë ajo.

Sakaq, videoja mbyllet me Ramën duke i deklaruar me siguri Manastirliut se do të jetë kryebashkiakja e re e Tiranës, e si e ndjen ajo këtë detyrë. Përgjigjja e saj, mbetet për t’u parë në podkastin “Flasim”.

Edi Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, si e ndjen këtë barrë mbi supe?

Ogerta Manastirliu: Më tha… si ka mundësi që nuk të pyeti?


Video