Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të pajisen me radarë modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Kështu njofton ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se Shqipëria ka firmosur kontratë me kompaninë "Thales Group".
Vengu mori pjesë në "Paris Air Shoë", ku u ekspozuan avionë, aeroplanë, dronë dhe pajisje të tjera të teknologjisë së avancuar.
"Forca Ajrore hedh një tjetër hap të madh përpara në misionin e modernizimit.
Në vijim të marrëveshjes dypalëshe të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Macron muajin e kaluar në Tiranë, nënshkruhet kontrata me kompaninë Thales Group për pajisijen e Forcës Ajrore me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare.
Një investim domethënës për sigurinë e Shqipërisë dhe angazhimet tona në kuadër të aleancës", shkruan Vengu.