Nën akuzë për shpërdorim detyre, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

20 November 2023, 11:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nën akuzë për shpërdorim detyre, Ilir Beqaj paraqitet

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mbërriti këtë të hënë SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai shoqërohej nga avokati i tij Ermal Yzeiri dhe nuk pati prononcim për gazetarët.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

Me kërkesë të SPAK, gjykata vendosi javën që lamë pas masën detyrim paraqitje për Beqajn, ndërsa i ndalohet edhe largimi jashtë vendit. Ish-ministri është nën hetim për koncesionin e sterilizimit dhe Prokuroria e Posaçme e akuzon për shpërdorim detyre.


Video