FOTO-LAJM/ Momenti kur deputeti i PD, nxjerr flakadanin nga çanta dhe e ndez!

20 November 2023, 11:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO-LAJM/ Momenti kur deputeti i PD, nxjerr flakadanin nga çanta dhe e
Në foto deputeti, Bledjon Nallbati duke ndezur një flakadan

Pamjet që shihni tregojnë kaosin në Kuvend, ku deputetët e opozitës tentuan që të zbatonin skenarin e tyre, për bllokimin e seancës.

Siç shihet nga fotot, shihen deputetë të opozitës që ndezin flakadanë dhe tymuese disa ngjyrëshe në sallë, ndërkohë që socialistët kanë vijuar me planin e tyre, atë të votimit të buxhetit të vitit 2024.

FOTO-LAJM/ Momenti kur deputeti i PD, nxjerr flakadanin nga çanta dhe e

VoxNews ka siguruar foton nga momenti kur deputeti i PD, Bledjon Nallbati, nxjerr nga çanta e njërës prej koleges një flakadan dhe e ndez.

FOTO-LAJM/ Momenti kur deputeti i PD, nxjerr flakadanin nga çanta dhe e

Pasi e ndez, ia kalon para kolegut të tij, por ndryshe nga tymueset e tjerë që shpërthyen në tym, në këtë rast, ka marrë flakë.

Flakët u përhapën në tavolinë, ndërsa më pas ndërhyrë deputetë dhe garda duke e fikur me ujë./VoxNews



Video