Deputeti demokrat Gazment Bardhi kërkon hetim të plotë të skandalit të denoncuar disa ditë më parë, për vjedhje të të dhënave të sistemit TIMS.
Për këtë çështje, përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA në Tiranë takoi sot ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Bardhi thotë se e mbështet hetimin e plotë për këtë skandal, që ka shqetësuar edhe SHBA-në.
Më herët është denoncuar në media ndërhyrja në sistemin TIMS, nga një zyrtar i lartë, me dyshimin se ka kopjuar të gjithë databazën me të gjitha të dhënat sensitive.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.
Ky skandal i denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cënon të dhënave vetjake/sensitive të qyetatarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj, kërkon një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës së Grupit Parlamentar në seision e ri.
Duke falenderuar të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. H. Martin McDoëell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar e të huaj, se Grupi Parlamentar i PD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.