Arrestimi i ish-zv/ministrit të LSI/ Meta: Nuk e mbaj mend këtë person...

17 August 2023, 14:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i ish-zv/ministrit të LSI/ Meta: Nuk e mbaj mend këtë
Ilir Meta/ Klodian Rrjepaj/ LSI

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot në një intervistë për News 24 se kryeministri Rama ishte ai që u mburr me koncesionin e sterilizimit, ndonëse u hodh poshtë një investim i bërë që në vitin 2011. 

I pyetur për faktin që ish zv.ministri i Shëndetësisë i arrestuar sot, Klodian Rrjepaj ka qenë një funksionar i LSI-së, Meta tha e prej shumë kohësh ai nuk ishte aktiv në këtë forcë politike. 

SPAK arrestoi sot disa persona për koncesionin e sterlizimit. Rrjepaj ka qenë i LSI apo jo?

Meta: Dihet kush është mburrur me koncesionin e sterlizimit, është kryeministri aktual.Të gjithë personat e tjerë që kanë një problem në këtë hetim, marrin përgjegjësitë e tyre. Ka shumë kohë që nuk e mbaj mend këtë person si një njeri aktiv të LSI-së. 


Video