Ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, Rama: Elbansanlli i mençur e fjalëpak, la gjurmë në historinë e qytetit

12 June 2024, 15:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, Rama: Elbansanlli i mençur e
Edi Rama, Qazim Sejdini

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish Kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.

Qazim Sejdini u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Sejdini ka qenë ndër figurat kryesore të PS-së në Qarkun e Elbasanit për të paktën dy dekada.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Video