Monika Kryemadhi thirret në SPAK

12 June 2024, 10:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi thirret në SPAK
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në SPAK.

Nuk dihet ende motivi i thirrjes së saj nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar.

Prokuroria e Posaçme po ashtu po heton rolin e ish presidentit Ilir Meta, bashkëshortin e Monika Kryemadhit, për aferën CEZ-DIA si dhe për kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


Video