Çmimi i energjisë, Balluku: Faturimi nis pas javës së 1 të muajit, do analizojmë çdo detaj para se ta rritim

31 October 2022, 17:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi i energjisë, Balluku: Faturimi nis pas javës së 1
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kw në muaj.

Në një postim në Twitter, Balluku shkruan se faturimi i energjisë do të nisë pas javës së parë të muajit. Ajo shton më tej se për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe mungesës së reshjeve do të kryhet një analizë e detajuar për rritjen e çmimit të energjisë.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.” shkruan Balluku.


Video