FOTO/ Ish-kryeministri i Greqisë vizitë private në Vlorë dhe Gjirokastër

31 October 2022, 15:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ish-kryeministri i Greqisë vizitë private në Vlorë dhe
Kostandinos Karamalis dhe Dhimitraq Toli

Ish-kryeministri i Greqisë, Kostandinos Karamalis, ka qenë së fundi për një vizitë private në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Toli, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto nga takimi me Karamalis. Mësohet se ish-kryeministri grek është ndalur në disa zona në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës. 

“Takimi me zotin Karamanlis u zhvillua në kuadër të një vizite private që kryen bashkë me familjen e tij, në disa bashki të Qarkut të Gjirokastrës dhe të Qarkut të Vlorës. Gjatë bisedës shkëmbyen mendime për zgjidhjen e problemeve imediate, me të cilat përballet populli i Dropullit dhe i Pogonit, si dhe nevojën për mbështetje nga Qeveria Greke, si për përmirësimin e infrastrukturës në bashkinë tonë, ashtu edhe për të ndihmuar banorët e moshës së tretë që banojnë në fshatrat tona”, shkruan Toli.

Aktualisht Kostandinos Karamalis është deputet i Kuvendit të Greqisë nga partia Demokracia e Re. Kujtojmë se në vitin 2009 kur ishte kryeministër ai ka qenë në Shqipëri për vizitë zyrtare bashkë me ministren e Jashtme asokohe, Dora Bakojanis, për të nënshkruar në Tiranë me Berishën e Bashën marrëveshjen për kufirin detar, marrëveshje e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.



Video