Metamorfoza e Saimir Tahirit / Sot në burg, dje takonte Barack Obaman në Shtëpinë e Bardhë

4 February 2022, 20:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Metamorfoza e Saimir Tahirit / Sot në burg, dje takonte Barack Obaman

Saimir Tahiri sot është në burg, por në pranverën e 2016-ës, pikërisht në periudhën kur nisën akuzat e para ndaj tij për kanabizimin e vendit, vizitonte Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një delegacioni që drejtohej nga Kryeministri Edi Rama.

Vizita ishte e një rëndësie të veçantë dhe nga të rrallat që kanë ndërmarrë ndër vite udhëheqësit shqiptarë dhe ndër personat që kishin nderin që të takonin presidentin e SHBA ishte edhe Saimir Tahiri.

Rama shoqërohej në këtë vizitë nga një delegacion i zgjeruar, ndërsa përballë Obamës në të djathtë kishte Ditmir Bushatin, në atë kohë ministër i Jashtëm dhe në të majtë Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm.

I pari u shkarkua në 2018-n dhe la jashtë zgjedhjeve të 2021, për t’u rehabilituar në një post si “profesor” në akademinë politike të socialistëve, ndërsa i dyti sot është pas hekurave.

Metamorfoza e Saimir Tahirit / Sot në burg, dje takonte Barack Obaman


Video