Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e Ilir Metës në SPAK, lidhur me aferën “CEZ-DIA”, për të cilën është personi kryesor i dyshuar.
Lala tha se Meta u mundua ta quajë sulm politik dhe kapje të drejtësisë por sipas saj, SPAK ka në duar dëshminë e të penduarit Elvis Mata, i cili është njeri shumë i afërt me biznesmenin e burgosur për këtë aferë, Kastriot Ismailin.
Gijthashtu, gazetarja Lala tha se në SPAK kanë mbërritur tashmë letërporosi nga SHBA dhe vende të tjera, të cilat po mbahen “top-sekret”.
“Është ballafaquar me të dhëna të tjera, është pyetur gjatë gjithë kohës nga ana e gazetarëve, por e ka cilësuar çështjen si një sulm politik nga kryeministri. Kanë ardhur letërporosi nga SHBA, po mbahen top-sekret. Po hetohet nëse ka lidhje Meta me Kastriot Ismailajn, dhe nëse ka përfituar nga ai apo persona të tjerë jo vetëm para, por edhe në udhëtime apo dhurata.
Zoti Mata, që është një njeri shumë pranë Kastriot Ismailajt, ai di shumë për këtë çështje, dhe është njeri i penduar. Çështjet me impakt të madh dhe që kanë shkaktuar dëm të madh dhe ku janë përfshirë politikanë, kanë prioritet për SPAK-un. Fakti që Meta është i dyshuari kryesor, fakti që CEZ-DIA i ka kushtuar shumë shtetit shqiptar dhe së treti, që është një çështje që duhet të përfundojë brenda afateve të caktuara, në këtë aspekt, a do të mundet prokuroria të gjejë prova dhe fakte që implikojnë zotin Meta? Për mua kjo është e rëndësishme”, deklaroi Lala në emisionin “Open”.