FOTO/ Lulzim Basha në Kurbin, "RROK" gotat e rakisë me babain e Ervis Martinaj!

8 November 2023, 15:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Lulzim Basha në Kurbin, "RROK" gotat e rakisë me
Lulzim Basha/ Ervis Martinaj/ Mustafa Martinaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur prej javësh turin e tij të ndalesave dhe dëgjesave me demokratët në gjithë Shqipërinë, për të diskutuar me ta për situatën ku ndodhet vendi dhe platformën e tij për të ardhmen.

“Kënaqësi të isha sot në familjen e Pjetër Lulit, i persekutuar politik në fshatin Gurëz të Kurbinit. Biseduam për hallet dhe problemet e familjeve të atyre që u përballën me diktaturën dhe mbajtën gjallë shpresën për liri e demokraci”, shkruan Basha.

FOTO/ Lulzim Basha në Kurbin, "RROK" gotat e rakisë me
Lulzim Basha ne Kurbin, ne kembe babai i Ervis Martinaj

Kryedemokrati ka ndarë dhe fotografi nga pritja që i është rezervuar në familjen në fjalë, ndërsa të pranishëm aty janë dhe banorë të tjerë të Kurbinit.

FOTO/ Lulzim Basha në Kurbin, "RROK" gotat e rakisë me
Mustafa Martinaj ne krye te tavolines ku Basha bisedon me demokratet e Kurbinit

Mes tyre, në krye të tavolinës news bomb shkruan se kanë identifikuar Mustafa Martinaj, babai i një prej personave që është kthyer në kryelajm prej më shumë se një viti, qëkur është zhdukur pa gjurmë. Bëhet fjalë për babain e Ervis Martinaj.



Video