Megaoperacioni me 65 shqiptarë të arrestuar, Balla: Nivel i ri besimi për Policinë e Shtetit

5 February 2024, 15:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Megaoperacioni me 65 shqiptarë të arrestuar, Balla: Nivel i ri besimi
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe Interpol, ku në pranga ranë 67 persona, mes tyre 65 shqiptarë për trafik droge në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit duke theksuar se ka vendosur një nivel të ri besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese.

“Një tjetër operacion ndërkombëtar Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere”, deklaroi Balla.


Video