Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin serb, një veprim i kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët.
Në një mesazh të postuar në rrjetin social “X”, Rama thotë se qeveria e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, por ndërkohë ka të drejtën e saj të pamohueshme të zbatojë kushtetutën e saj.
“Pas Banjskës”, thotë Rama, “është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”.
Mesazhi i Ramës:
Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit.
While we all agree that Kosova's government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let's also not lose sight of Kosova's undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it's crucial to maintain focus and a sense of balance.
— Edi Rama (@ediramaal) February 5, 2024