Me ndihmën e Ballës? Baxhanaku i Edmond Begos zgjidhet kryetar i PS-së së Lushnjës

1 July 2022, 19:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me ndihmën e Ballës? Baxhanaku i Edmond Begos zgjidhet kryetar i
Edmond Bego, Ergest Krakulli dhe Taulant Balla

Partia Socialiste ka prezantuar sot kryetarët e rinj të degëve, teksa sa i përket Lushnjës është zgjedhur kryetare Merjeme Dervishi dhe Ergest Krakulli.

Ky i fundit është baxhanaku i biznesmenti Edmond Bego i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik heroine dhe kokaine. Bego është përfolur shpesh në media dhe është denoncuar nga opozita për miqësinë dhe udhëtime me Taulant Ballën, i cili është drejtues politik i PS-së për Qarkun e Fierit. 

Nuk dihet se sa mund të ketë ndikuar Taulant Balla në zgjedhjen e Ergest Krakullit në krye të degës së Partisë Socialiste në Lushnjë. Gjithsesi, se kjo gjë do ndodhte është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha që në datën 13 Qershor 2020.

Berisha denonconte se procesi për zgjedhjen e kreut të PS-së në degën e Lushnjës është i manipuluar dhe se vendosja e Ergest Krakullit në këtë post do të ndodhte me ndihmën e drejtuesit politik të Qarkut të Fierit, Taulant Balla. Gjithashtu, Berisha denonconte se Ergest Krakulli, baxhanaku i Edmond Begos është me diplomë fallso për Juridik të cilën e ka marrë në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se edhe më herët ka patur denoncime se Ergest Krakulli ka qenë në krye të fushatës së PS-së në Lushnjë edhe për zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 Marsit.

Ja çfarë shkruante Berisha më 13 Qershor:

Baxhanaku i Edmond Begos do te emrohet me ndihmen e Taulant Begos, Kryetar i PS ne Lushnje

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirembrema Doktorr ! Juroi të jeni mirë familjarishte.

DOKTORR ditën e mërkur PS-ja në Lushnje do zhvilloj zgjedhjet pèr kreun e ri të ps-së.Ky është një procest i shitur dhe i manipoluar qe po bejne rilindasit. ESHTE VENDOSUR NGA TAULANT BALLA PER NE KRYE TE PS -se GEST KRAKULLI baxhanaku i EDMOND BEGES ANTARIT TE BANDES SE LUSHNJES Dhe miku i Taulantit . KY Gest Krakulli eshte me diplom falso e ka marr per juridik ne Maqedoni.

 


Video