Ekskluzive: Një javë përpara protestës, Basha mbledh “kryesinë e vogël“, kush mungonte

1 July 2022, 18:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive: Një javë përpara protestës, Basha mbledh
Basha, Bardhi dhe Rushaj gjate nje seance parlamentare

Ndërsa PD që drejton Sali Berisha është duke u përgatitur për protestën e 7 korrikut, pjesa tjetër e partisë që mbështesin Lulzim Bashën kanë një tjetër agjendë.

Ditën e sotme ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Rreth mesditës Basha ka pasur një takim 60 minuta me Jorida Tabakun, Gazmend Bardhin dhe Alfred Rushajn.

Takimi është zhvilluar në një nga baret pranë ‘Kompleksit Dinamo” - raporton Vox News.

I pari në takim erdhi Alfred Rushaj, i cili ishte veshur sportiv me kapele golfi dhe pantallona të shkurtra.

Më pas vjen Lulzim Basha me veshjen e tij tradicionale pantallona të zeza dhe këmishë me mëngë të gjata.

E treta erdhi Jorida Tabaku dhe fund iu bashkua grupit edhe Gazmend Bardhi, që vonoi për shkak të mbledhjes së Komisionit të Mandateve ku u diskutua mandati i ministres Olta Xhaçka.

Ajo që ra në sy, siç raporton Vox News ishte mungesa e Enkelejd Alibeajt, i cili kujdeset të shmangë takimet publike me Lulzim Bashën.

Ekskluzive: Një javë përpara protestës, Basha mbledh
Vendi ku u takuan Basha me grupin e tij te besuar

Burime për Vox News bëjnë me dije se diskutimi ishte miqësor dhe palët ishin të relaksuara.

U shmang përmendja e Sali Berishës, me përjashtim të ndonjë episodi ku Tabaku përgënjeshtroi një deklaratë të tij në emisionin ‘Opinion’ ku tha se grupi i Bashës do të angazhohej për protestën.

Grupi që mbështet Bashën janë kundër protestës së datës 7 korrik dhe kjo e ka ndarë PD në dy pjesë.

Alibeaj këtë protestë e ka cilësuar si një tentativë të Berishës për t’iu kundërvënë Amerikës.

Berisha tha se kjo është protestë që do të sjellë dhe fundin e Edi Ramës, ndërsa theksoi se Lulzim Basha dhe Alibeaj nuk janë të mirëpritur në protestë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video