Mblidhet më 6 shkurt Komisioni i Reformës Zgjedhore, do kalojë “online” nëse bllokohet nga opozita

31 January 2024, 16:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet më 6 shkurt Komisioni i Reformës Zgjedhore, do kalojë
Komisioni i Reformës Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet më datën 6 shkurt në orën 10:00.

Në seancën dëgjimore e cila fillimisht do të tentohet të mbahet fizikisht do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” të kryesisë së Kuvendit.

Nëse do të ketë tentativa për ta bllokuar nga grupime të opozitës, atëherë mbledhja do të kalojë online.

Seanca e 6 shkurtit është caktuar të jetë me disa përfaqësues të Organizatave e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.


Video