Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, Tabaku merr pjesë për herë të parë pas ribashkimit

2 September 2024, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, Tabaku merr pjesë për herë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme nën drejtimin e kryetarit Gazment Bardhi, me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Në mbledhje pritet të diskutohet mbi aksionin politik në vijim dhe zhvillime të tjera të jetës politike.

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. 

Kujtojmë se pas ribashkimit të Grupit të PD-së, shumë deputetë që kanë qenë disi të lëkundur, i janë bashkuar grupimit të kësaj force politike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Video