Gjashtë javë para afatit, Fredi Beleri fiton lirinë me kusht!

2 September 2024, 10:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjashtë javë para afatit, Fredi Beleri fiton lirinë me kusht!
Fredi Beleri

Ndërkohë që i kishin mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i dënimit, Fredi Beleri fiton lirinë me kusht. Lajmi konfirmohet nga avokati i tij Geni Gjyzari.

Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u zhvillua seanca për lirimin me kusht të Fredi Beleri. 

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari dhe gjyqtari i çështjes Alfred Konomi, pasi shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët vendosi lirimin me kusht të Fredi Belerit. 

Ndryshe nga herët e tjera, në seancën e sotme kishte prani të madhe të mediave greke. 


Video