Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në mbledhjen e sotme të qeverisë në Shkodër marrin pjesë edhe kryebashkiakut e 61 bashkive në të gjithë vendin.
Atje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e opozitës, siç janë Hilë Curri, i Bashkisë Fushë Arrëz, Albert Mylyshi, i Bashkisë Mirditë, Rrok Doda, i bashkisë Pukë apo ai i Kavajës, Fisnik Qosja.
Kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.