Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se kanë nisur negociata mes mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një normaliteti në jetën parlamentare.
Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.
Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës.
Postimi:
PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për Reformën Zgjedhore.
Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshje për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërisht. ku opozitës i mohohet dhe e drejta e Vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës.
Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore.
Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
Asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD.