Lulzim Basha nuk jep dorëheqje, deputeti i PD zbulon “lëvizjen” e radhës: Fillimisht do presim!

17 March 2022, 10:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha nuk jep dorëheqje, deputeti i PD zbulon
Deputeti i PD Arbi Agalliu dhe Lulzim Basha

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka konfirmuar se grupi parlamentar i PD-së nuk ka marrë asnjë vendim zyrtar kundër Lulzim Bashës por i ka kërkuar atij që të reflektojë dhe të bëjë një hap pas, duke përfshirë dorëheqjen.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kuvendit, Agalliu deklaroi se Bashës i është lënë kohë për të marrë vendimin, në rast se nuk jep dorëheqjen, atëherë grupi parlamentar i PD-së do të veprojë sipas rregullores.

A ka iniciativë nga grupi parlamentar i PD-së për përjashtimin e Bashës? 

“Iu thashë edhe më parë, grupi parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim  zyrtar. Grupi parlamentar ka kërkuar një hap pas të zotit Basha i cili më pas ka vendosur edhe dorëheqjen e tij. Kemi bërë këto propozime personalisht unë kam kërkuar dorëheqjen dhe se kur e jep dorëheqjen Basha unë nuk e di se[se nuk është në dorën time.

Grupi parlamentar i ka kërkuar Bashës që të marrë hapat në kohën e caktuar në raport me zhvillimet. Nuk ka asnjë ultimatum ndaj Bashës. Fillimisht do të presim. Nëse Basha nuk reagon në kohën e caktuar, ne do të marrim vendime dhe hapa të tjerë siç ka rregullorja”, tha Agalliu.


Video