Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme publikoi faturën elektrike të një qytetari që jeton në Itali, i cili ka paguar 625 euro për dritat. Kryeministri tha se në të gjithë botën ishte rritur çmimi i energjisë ndërsa në Shqipëri ende nuk kishte ndodhur diçka e tillë sepse shteti e paguante diferencën.
Mirëpo, në komente një ndjekës i thotë kryeministrit se kjo faturë është e gazit dhe jo e energjisë elektrike dhe se në Itali, fatura të vjen një herë në 2 muaj ose më shumë, varet si e ke kontratën dhe jo çdo muaj siç i vjen qytetarëve shqiptarë.

Burime për VOXNews.al thanë se faturat e energjisë elektrike dhe gazit në Itali janë të ndara dhe përkatësisht janë blu gazi dhe portokalli energjia elektrike. Qartësisht duket se përpos logos së gazit blu, fatura e Ramës është e gjitha blu.
Foto krahasuese:
Fatura e gazit në Itali

Fatura e publikuar nga kryeministri Rama
