Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar që shfuqizoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Gjyqtarët kanë sqaruar hollësisht, në vendimin prej 82 faqesh, argumentimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Gjykata thekson se nuk ka gjetur shkelje të ligjit themeltar të shtetit edhe për çështje që lidhen me pavarësinë e organeve publike dhe faktet e paraqitura nga Kuvendi për shkelje të rendit e sigurisë publike.
Po ashtu, kanë rrëzuar edhe pretendimin tjetër të Kuvendit se Presidenti ka kryer shkelje të rënda që cënojnë misionin e tij dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët strategjikë.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: