Kryeministri Edi Rama foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europia. Rama u shpreh se forca e dashurisë bën që Shqipëria të jetë gati për t’u martuar me Europën kurdo që ajo të jetë gati.
Ai u ndal edhe te rritja e çmimeve duke theksuar se kjo është një armë që Rusia po e përdor për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverivë që ato të cedojnë në presionin ndaj Moskës.
“Nuk e di këtë traditën shqiptare që anulon dasmën se krushqit nuk lënë nusen të vijë sepse zakonisht dasma bëhet me dakordësi mes krushqve. Por këtu nuk ka krushq që anulon dasmën sepse ne jemi në dashni të madhe me Europën. Forca e dashurisë bën që ne të jemi gati për t’u martuar në momentin që Europa thotë se jam edhe unë gati. Flitet për bisedime për anëtaësim.
Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe vazhdojmë t’i marrim. Edhe i meritojmë sepse jemi për t’u dashur. Përgatitje për martesë si kemi bërë më parë nuk do bëjmë më. Këta nuk kanë kohë të martohen në këtë moment. Kur ta kenë kohën ne gati jemi por nuk do ketë muzikë e kështu gjërash. Do jetë një martesë e konsumuar akoma pa u martuar.
Pjesa e hapjes së bisedimeve është më pak domethënëse. Ne i përkasim këtij komuniteti dhe jemi këtu të vendosur deri në fund. Ne duhet të rezistojmë. Me forcën dhe pasionin tonë”, tha Rama.