Rama u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale: Koncerti i Malumës u organizua nga një kompani private

15 March 2022, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale: Koncerti i
Edi Rama

Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama replikon me ndjekësit e tij në Facebook.

Duke u ndalur te protestat e ditëve të fundit për rritjen e çmimeve si dhe koncerti i djeshëm për Ditën e Verës, ku i ftuar ishte dhe këngëtari Maluma, këto çështje janë bërë objekt bisede dhe debati në një postim në profilin e Ramës.

Teksa një qytetar ka ironizuar Ramën për koncertin e organizuar, duke shkruar; “Faleminderit per koncertin dje dhe te gjithë e kuptuam turpin”, kryeministri ia kthehu ‘flakë për flakë’.

Rama sqaron se për koncertin ku mori pjesë dje Maluma nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.

“Jo qe s’ke kuptuar gje, po je keqkuptuar edhe me shume, sepse koncerti nuk kishte asnje lidhje me asnje qindarke nga fondet publike, po ishte i organizuar nga nje kompani private, cka e ben turpin e protestes edhe me te turpshem ne fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskaralleqe te tilla si Malumja me leket e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyres time????????????”, ia kthen Rama komentuesit.

 


Video