Lëvizje brenda opozitës, Basha takohet me krerët e dy partive të njohura

30 August 2023, 16:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizje brenda opozitës, Basha takohet me krerët e dy partive
Lulzim Basha në takim me Dashamir Shehin dhe Agron Dukën

Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë këtë shtator, duket se brenda opozitës po ndodhin zhvillime të reja.

Ditën e mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Në takimin e zhvilluar në një ambient publik, ka qenë i pranishëm edhe deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, një nga mbështetësit më të fortë të grupimit të Bashës i cili ka kritikuar publikisht veprimet politike të Sali Berishës.

Mësohet se Basha ka kërkuar të mbështesë partitë e vogla për të propozuar ndryshimet në kodin zgjedhor. Këto parti deri tani kanë mbledhur 23 vota nga 28 që kërkohen në total për të propozuar këto ndryshime.

Nisma Thurje, LZHK, PR, PAA dhe BD, propozuan më 29 qershor platformën me 12 pika për ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim kryesor listat e hapura në sistem proporcional kombëtar ndryshe nga ai rajonal që kemi aktualisht, si dhe uljen e moshës për personat që kanë të drejtë të votojnë.


Video