ZYRTARE/ Ish-kryeministri Sali Berisha izolohet në "arrest shtëpie"!

30 December 2023, 12:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Ish-kryeministri Sali Berisha izolohet në "arrest
Sali Berisha

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar, "arrest shtëpie" me polic tek dera për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.


Video