Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 dhjetor 1992.