Ku është goca me syze e OFL-së? Ministri Çuçi debat me Salianjin: E mora këshilltare

16 June 2022, 11:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ku është goca me syze e OFL-së? Ministri Çuçi debat
Eljes Breca

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji replikuan sot në interpelancë në Kuvend lidhur me Operacionin Forca e Ligjit, vettingun dhe nivelin e kriminalitetit në vend, referuar bombës në Sauk, tritolit dhe vrasjeve, e fundit mbrëmë në Shkodër.

Salianji pasi akuzoi ministrin se ka mbrojtur kriminelët nga OFL duke mos i çuar të gjithë në SPAK, ngriti pyetjen se ku është vajza me syze që lexonte emrat e personave që OFL vendoste në shënjestër. “Ku është vajza, goca me syze, pse nuk del më?” pyeti Salianji.

N/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i tërhoqi vëmendjen për gjuhën ndaj ish-zëdhënëses së OFL-së. “Përdorimin seksist të gocës së OFL-së për të tërhequr vëmendjen e bëtë ju” u përgjigj Salianji. Ministri Çuçi i shpjegoi më pas se ish-zëdhënësja e OFL-së, “sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm”.


Video