Kosova pa viza, Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar

1 January 2024, 11:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova pa viza, Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në median sociale Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës, pasi nga sot udhëtojnë pa viza.

“Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan ai.

Më herët ka qenë kreu i qeverisë, Edi Rama që ndau një mesazh duke shkruar “Gëzuar Kosovë. Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Evropian”.

Nga 1 janari i 2024-ës, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Të hënën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të organizohet udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër të një fushate informuese të institucioneve lidhur me liberalizimin e vizave.


Video