Debati i fortë mës mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj është zhvendosur në “Top Story”.
Të dy janë vënë përballë në studio për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin, tek kompanitë e sekuestruara në SPAK dhe paralajmërimin për përballje në Gjykatë.
Agron Shehaj pretendoi se ka dokumente se Lapaj është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK si dhe ka ndërhyrë për nxjerrjen e një certifikatë pronësie në bregdet.
Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 SHPK”, e cila u vendos nën sekuestro nga SPAK për shkak të lidhjeve me grupin kriminal të “Çopjave” dhe dyshimeve për pastrim parash.
Shehaj thotë se Adriatik Lapaj i përket pjesës më të errët të sistemit, pasi i përket asaj kategorie që mbështetet nga krimi
Këto u kundërshtuan nga Lapaj, i cili po ashtu tha se ka dokumente që vërtetojnë të kundërtën se nuk ka marrë para, madje ajo kompani i detyrohet atij për punën e bëtë si avokat.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Ne jemi të rinj sepse supozohet të jemi ndryshe nga të tjerët. Mund ta interpretojnë si sulm, por kam folur për transparencën e partive. Kujt i ka djegur le ta mbajë. Nuk them që partia e Adriatiakut nuk ka mbështetës. Thash që ka marrë para nga një kompani nën hetim nga SPAK-u. Këto dokumente janë fakte, kjo pronë është kthyer nga gjykata e Sarandës. Kjo tregon që Adriatiku është i zhytur në pjesën më të errët në këtij sistemi. Pse është i rëndësishëm financimi? Pasi ti je i kapur nga ata që t’i kanë dhënë këto para të pista.
Adriatik Lapaj: Për faktin që është hedhur një akuzë, unë po mundohem të vë një standard. Unë nuk kam pasur asnjë ditë pushtet dhe po vij këtu që të përballem, gjë që nuk është përmendur. Për 8 muaj rresht kam shtrirë dorën e bashkëpunimin, për partitë e reja. Unë kam ardhur të shpjegoj se çfarë do të thotë. Ai dokument që nxjerr Shehaj është publik apo privat. Pra është publik, pra është në kuadër të ligjit. Kompania në fjalë del që më detyrohet 4.5 milionë lekë, në bazë të një kontrate. Ka dy vjet që kjo komapani më detyrohet para, por nuk mi kanë dhënë. Tani është halli im, se ndoshta nuk i marr dot kurrë, për punën që kam bërë.
Shehaj: Nuk mund të gënjejmë qytetarët. E kanë kapur kompaninë, janë në arrest e hetim për pastrim parasj
Lapaj: Kur e kanë kapur? Zotëria është proceduar në muajin gusht, mua paratë duhet të më jepeshin që në 2023
Shehaj: Dokumenti tregon që ke akoma për të marrë, nuk do të thotë që s’ke marrë më para
Lapaj: Nuk kam marrë më përpara
Shehaj: Kapet në një detaj të parëndësishëm
Lapaj: Këto do i them në gjykatë
Shehaj: Fakti është që do merrje para të pista
Lapaj: Kompania në fjalë në 2022 kur është lidhur kontrata ime, nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Shehaj thotë ajo kompani është sekuestruar, unë deklaroj të kundërtën. Ky është dokumenti i nxjerrë sot nga QKB, sot kompania funksionon në treg
Shehaj: Ky është një teatër. A është administratori në burg?
Lapaj: Po në burg është, po ça më duhet mua? Vijmë te momenti i tretë. Prona e ka vendimin e 2014-tës, nga atëherë deri në 2022 që më ka ardhur mua familja, bandat nuk e linin ta regjistronin. Kjo pronë ka vendimin e datës 16.7.2024 kjo prona këtu. Ka një vendim apeli dhe ka një vendim përfundimtar 13.11.2015. Të treja këto nuk i kam bërë unë, familja ka pasur avokat tjetër
Shehaj: I ka bërë vjehrri yt seancat apo jo? Vjehrri yt ishte kryetar i gjykatës dhe ti shpëtove qytetarët nga bandat, e kupton ça tallje është kjo për qytetarët. Ka bërë seancat vjehrri apo jo
Lapaj: Zotëria ka pretenduar se këtë vendim e ka dhënë vjehrri im